Vajza e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un po trajnohet për t’u bërë udhëheqësja e ardhshme e vendit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar agjencinë e spiunazhit të Koresë së Jugut.
Media shtetërore e Koresë së Veriut ka publikuar informacione për detyrat publike të vajzës së Kim, Ju Ae, por jo për të ardhmen e saj në politikë.
Kim Ju-ae u shfaq në publik për herë të parë në një lëshim rakete në nëntor 2022. Ajo bëri pesë paraqitje publike deri në fillim të shkurtit 2023.
Media shtetërore fillimisht e quajti vajzën e dashur të Kim Jong Un, por shpejt filloi duke përdorur mbiemrin “i respektuar”, i cili është i rezervuar vetëm për anëtarët më të nderuar të shoqërisë koreano-veriore, siç janë prindërit e Kim Ju-ae.
Disa analistë besojnë se profili i saj i ri publik është një përpjekje për të paraqitur familjen Kim në mënyrën e një monarkie absolute ose një përgjigje ndaj rivaliteteve brenda qeverisë së Koresë së Veriut./vizionplus.tv