GREQI – Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në Larisa. Mediet greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Karya Elassonas.
Dyshohet se blegtori 45-vjeçar ka humbur jetën për shkak të një goditjeje elektrike teksa qethte delet me gërshërë elektrike.
Mëenjëhrë në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca, por nuk kishte asgjë për të bërë, pasi shqiptari u gjet pa shenja jete.
Policia greke po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv