Ediconi i parë i “Kamza Maratonë”, Redia Dauti dhe Albion Ymeraj nga Kosova rrëmbejnë vendet e para

5 months ago 33
Reklamë

Përpjekja e Federatës së Atletikes për të nxitur lëvizjen sportive tek nxënësit e shkollave u finalizua këtë të dielë me një tjetër aktivitet të rëndësishëm sikurse ishte Maratona e Kamzes.

Kreu i federatës Taulant Stërmasi shfrytëzoi ambientin e përshtatshëm krijuar në liqenin e Paskuqanit për të zhvilluar edicionin e parë të garave duke u mbështetur edhe nga bashkia Kamez dhe Komiteti Olimpik Shqiptar.

Mbi 1300 vrapues nga  shkollat 9 vjeçare e te Mesme nga Bashkia Kamez si dhe sportist amatore dhe profesionist nga 12 shtete te rajonit dhe europes si Kosove Bosnje, Mali Zi , Spanje, Gjermani,  etj u bene pjese e edicionit te pare te Kamza Maratonë.

Garat u zhvilluan në disa disiplina ku spikatën ato në 3.8 kilometer. Fitues në këto gara ishin Ajla Doda për femra dhe Jahja Teqja për meshkuj.

Ndërsa garën më të gjatë dhe më të rëndësishme në 10 kilometra u fituan nga atletja e talentuar nga Tirana Redia Dauti dhe tek meshkujt triumfoi Albion Ymeraj nga Kosova, I cili la pas Urus Gutic nga Bosnja dhe Gersild Memën nga Shqiperia./vizionplus.tv/

Read Entire Article