Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

3 months ago 27
Reklamë

Fëmijët ,të rinjtë dhe shtresat vulnerabël do të jenë në fokus të nismes së Bankës së Shqipërisë për të nxitur edukimin financiar.

Zv.guvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh se mungesa e kulturës financiare është e rrezikshme për qytetaret në një kohë që në ditët e sotme ka një shtim të shërbimeve që ofrohen online.

Megjithatë, vitet e fundit është vërejtur rritje e përfshirjes financiare dhe në vitin 2023, numri i pagesave elektronike për frymë arriti në 21, nga rreth 4 pagesa për frymë në vitin 2017.

Miratimi i ligjit për llogaritë bazike shihet si një mundësi më shumë për përfshirjen e të rinjve dhe pensionisteve në sistemin bankar pa kosto.

Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrit kombëtar të llogarive rezulton se në vitin 2023, rreth 78% e popullsisë adulte zotëron një llogari bankare.

ABC News

Read Entire Article