Egnatia “kafshatë që nuk kapërdihet”, rrogozhinasit në finalen e titullit me Partizanin

4 months ago 20
Reklamë

Egnatia iu bashkuar partizanit në atë që do të jetë finalja e titullity kampion në këtë sezon të futbollit shqiptar. Ndonëse rezultati në sfiden me Vllazninë ishte 0 me 0, sipasd rregullores rrogozhinasit kaluan më tej për shkak të faktit se sezonin e rregullt e kishin mbyllur përpara kuqebluve.

Nisur nga ky fakt Vllaznia u përpoq shumë të shënonte, pati edhe moment te mira për ta bërë një gjë tyë tillë, duke dëshmuar më shumë uri për sukses, mirëpo pasaktësia para portës kundërshtare dhe forma e mire e portierit Alen Sheri ia mohuan kënaqësinë dhe domosdoshëmrinë e një goli të rëndësishëm skuadrës së Tomas Brdaric, për të kënaqur kështu edhe numrin e madh të tifozeve shkodrane që mbështesin skuadrën  në stadiumin kombëtar.

Në krahun tjeter Egnatia shënoi dy hertë porn ë të dyja rastet golat u anulluan nga sistemi VAR. rrogozhinasit me goxha cilësi në organike, pasi fituan kupën pak ditë më parë, tani do të provojnë të bëjnë histori për të fituar për herë të parë në histori edhe kampionatin, por për ta bërë këtë duhet të kalojnë të dielën më 26 maj Partizanin që është në një formë shumë të mirë, e cila kampionatin e rregullt e mbylli me pikë të barabarta me Egnatian e Edlir Tetovës.

Ndërkohe dueli për vendin e trete mes Vllaznisë dhe Skënderbeut në 24 maj nuk vlen për asgjë, pasi për shkaka të pezullimit të korcareve në eEuropë, edhe shkodranet e kanë siguruar pjesmarrjen në Kupat e Europës. /vizionplus.tv

Read Entire Article