Egnatia do të provojë të përmbysë sonte humbjen e ndeshjes së parë në Bosnjë kundër Borac Banja Luka, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League.
Për t’u kualifikuar, në duelin që do të luhet në orën 21.00 në “Elbasan Arena”, kampionëve të Shqipërisë do t’iu duhet të fitojnë me dy ose më shumë gola diferencë.
Në takimin e parë në humbjen 1 me 0 ndikoi jo pak edhe atmosfera e tensionuar që karakterizoi ndeshjen.
Thirrjet dhe banderolat raciste të cilat madje në pjesën e dytë e ndalën takimin për afro 15 minuta, e tensionuan jo pak skuadrën e Egnatias, e cila e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë.
Takimi gjykohet nga italiani i njohur Mareska.
Rrogozhinasit kanë një mundësi për të bërë histori që në pjesëmarrjen e tyre të parë në Champions./vizionplus.tv