Ekskluzive/ “Banditi” rus, frikë si Navalny! I kërkuar nga Rusia për lidhje mafioze humb betejën ligjore në Shqipëri

8 months ago 15

Gjykata e lartë rrëzoi kërkesën e Igor Kokunov, i arrestuar gjashtë muaj më parë në Shqipëri dhe që kërkohet të ekstradohet nga Federata Ruse.

Ai ju drejtua me rekurs kësaj gjykate duke kërkuar pushim të çështjes me pretendimin se  rusia nuk e ka dërguar kërkesën brenda afateve ligjore.

I njohur me nofkën Vasia Bandit pra hajdut me ligj, prokuroria ruse thotë në dosjen që TCH disponon se 60 vjecari nga viti 1993- 2019 mori postin më të lartë në hierarkinë kriminale. Statusi ‘hajdut me ligj’ thotë zëvendës prokurori I përthshëm rus është statusi më i lartë i përjetshëm në hierarkinë kriminale  dhe dëshmon përkatësinë e tij  dhe autoritetin e padiskutueshëm në  elitës kriminale. Rusët I thonë shqipërisë se Kokunov nga 2005- 2015 ofroi patronazh kriminal të veprimtarisë së kompanisë së  përbashkët aksionere FIRST Moscow Watch factory” me një tarife për të marrë para në gati  1 milionë rubla.

Më pas zgjidhi konflikte me strukturat e tjera kriminale derisa zuri postin më të lartë me këta udhëheqës të botës kriminale shkruhet më tej në dosjen që TCH e disponon exclusivisht. Por si shtjellim në dosje sillet momenti kur ai gjendej në burg për këto akuza dhe kur ai kaloi procedurën e kurorëzimit për tu njohur nga njerëz të tjerë të rëndësishëm të krimit. Por përballë kësaj kartele avokati I kokunov thotë se do dorëzojë kërkesa të reja në gjykatë

Të enjeten në apel shqyrtohet kërkesa e Kokunov , për ekstradimin dhe avokatët do të kërkojnë që most ë ekstradohet sepse në burgje I rerzikohet jeta

Top Channel

Read Entire Article