Në gjyqin ndaj rusit Igor Kokunov Prokuroria e Apelit i kërkoi gjykatës që t’i kërkojë Ministrisë së Drejtësisë detaje për ekstradimet Shqipëri-Rusi.
Në seancën për ekstradim Prokurori i Apelit, thanë burimet e gazetares së Top Channel, Anila hoxha, u shpreh më tej se në Rusi së fundmi ka ndërruar jetë në burgje dhe Navalny.
Kërkojmë qëndrimin përfundimtar të Ministrisë sonë shqiptare mbi Kokunov, tha prokurori dhe në këto kushte gjyqtarja e Apelit Lutfie Celami e shtyu seancën për në datën katër mars.
Me këtë kërkesë të prokurorit do ta vendosë gjyqkata se si do të procedohet. Pra do të japë vendim mbi ekstradimin ose jo të rusit dhe më pas pritet çfarë vendos ministria.
Kërkesa e prokurorit për të sqaruar marrëdhëniet për ekstradimet me Rusinë lidhet me sqarimin mbi mardhëniet juridiko- penale.
Kujtojmë se pas vdekjes së Alexei Navalny ndërkombëtarët kanë paralajmëruar propozohen masa të tjera ndaj Rusisë.
Top Channel