“Eksperiencë e madhe për ne”, Gjimshiti: Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë

2 months ago 18
Reklamë

Berat Gjimshiti, kapiteni i Shqipërisë, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës deklaroi se Kombëtarja “zhvilloi ndeshje të mira në një grup ndër më të vështirët”.

“E filloj nga ekipi, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam paksa. Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje. Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira”, u shpreh Gjimshiti pas ndeshjes që i dha fund aventurës kuqezi në “Euro 2024”.

“Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Europianin e parë, siç jam edhe unë. Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, shtoi mbrojtësi i Atalantës.

/a.r

Read Entire Article