Ekzekutimi në Shkodër / Policia po ndjek pistën e vrasësve me pagesë, viktima i përfshirë në…

2 months ago 25

Informacione të reja kanë dalë nga hetimi i vrasjes së 36- vjeçarit Elis Rroshkodoli mesditën e të premtes në Shkodër.

Dyshohet se vrasja e të riut teksa ishte ulur në një lokal në zonën e njohur si “Bahçja e Çakejve” në qytet, është kryer nga vrasës me pagesë.

Një mjet benz me ngjyrë gri, është ndalur para lokalit ku po qëndronte i riu dhe nga mjeti ka zbritu një person i maskuar duke qëlluar 18 herë, duke e lënë të vdekur në vend 36- vjeçarin, i cili u godit nga 14 plumba.

Ngjarja e rëndë nuk është e lehtë të zbardhet, edhe për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë ku po qëndronte viktima.

Ndërkohë, policia ka mbledhur kamerat e sigurisë në gjatësinë e rrugës “Isuf Sokoli”, me shpresë identifikimin e mjetit që u përdor në atentat. Personat e pyetur nga policia për ngjarjen, nuk kanë mundur të japin shumë informacione, duke identifikuar vetëm një benz gri dhe një person të maskuar që ka zbritur dhe ka qëlluar ndaj viktimës.

Sipas policisë, viktimës Rroshkodoli, i është gjetur edhe një pistoletë gati për qitje, ndërsa ai rezulton me precedentë penalë brenda dha jashtë Shqipërisë.

Përveç përfshirjes në dy ngjarje kriminale në Belgjikë dhe Rumani, policia e Shkodrës ka mësuar edhe për konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë 36- vjeçari.

/a.r

Read Entire Article