41-vjeçari Flodian Plaku me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo) është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pasi akuzohet se është një nga ekzelutorët e Gentjan Bejtjas, i cili u vra me breshëri kallashnikovi në muajin mars në banesën e tij e Fushë Krujë.
Por kush është vlonjati që ekzekutoi Bejtjen?
Ai njihet ndryshe edhe me pseudonimi “Pole Qorri”. Flodian Plaku është i njohur për autoritetet, pasi emri i tij rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë.
Flodian Serjani, është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë dhe njihet si kreu i organizatës kriminale të trafikur të drogës.
Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences.
Pas vrasjes së Bejtjas, që dyshohet se është porositur ga Dubai, edhe vetë “Pole Qorri” ka gjasa që të jetë larguar drejt këtij shteti.
Policia në njoftimin për mediat, bëri me dije se ndaj Flodian Plakut më datën 26 korrik është caktuara masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./vizionplus.tv