Personi që shihni në foto është Flodian Plaku, i njohur edhe me mbiemrat Mamo dhe Serjani, i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjes.
Lexo edhe :
Related Posts
Plaku, i cili njohet edhe me nofkën “Pole Qorri”, ka disa precedentë të mëparshëm penalë dhe aktualisht është shtë shpallur në kërkim nga policia. Ai njihet edhe si “koka e bandës” së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë.
41-vjeçari nga Vlora, dyshohet se fshihet në Dubai. Ai akuzohet si një nga tre atentatorët ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 Mars të këtij viti në Fushë-Krujë, brenda banesës së tij.
Krimi ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit./vizionplus.tv