Kryeministri Edi Rama njoftoi se Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.
Ai theksoi se do të informojë grupin parlamentar të PS që në një seancë të menjëhershme parlamentare të marrë drejtimin e Kuvendit.
“Ju informoj se do i propozojë gupin parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim gjithë mbështetjen tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit”, tha ai.
Ndërkohë, Bledi Çuçi do të jetë nënkryetar i Kuvendit./vizionplus.tv