Emocione në “Vizioni i Pasdites”, Ermal Kore ia merr këngës, vajzat i mbajnë iso

9 months ago 40

Këngëtari i njohur Ermal Kore i shoqëruar nga dy vajzat e tij Evita dhe Elois ishin të ftuar këtë të enjte në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Dy vajzat e vogla Evita dhe Elois po ndjekin gjurmët e babait sa i përket këngëve polifonike.

Ato kanë treguar se ju pëlqen shumë të këndojnë me babain e tyre, tashmë një këngëtar i afirmuar sa i përket muzikës popullore.

Ermali dhe dy vajzat e tij kanë kënduar “labçe” në studio duke dhuruar emocione.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si ka nisur gjithçka dhe pse folklori?

Ermal Kore: Atë kam pëlqyer dhe atë kam ndjekur. Karriera ime ka nisur në vitin 2000, në 2007 bëra një album me 10 këngë të reja. Me një nga këngët “Dale moj bandille dale”, dashamirësit u rritën, biznesi iu rrit. Në 2009 bashkëpunoj me Adrian Hilën dhe Arben Hilën bëmë një këngë shumë të bukur “Bëj të flas e nuk flas dot”, më pas vjen kënga “Argjiro”, më pas kënga “Të mirën mos e harro kurrë”. Kënga e fundit para 3 vitesh i është kushtuar babait.

Brikena Prifti: Nëse në videoklip është babai yt më the jo?

Ermal Kore: Jo, është aktor.

Brikena Prifti: Je i lumtur që je me vajzat. Evita Luan dhe piano?

Evita: Po prej 7 vitesh jam në kursin e pianos, babi më ka zbuluar.

Brikena Prifti: Këndon edhe këngë moderne?

Evita: Po, po.

Ermal Kore: Muzikën e vërtetë shqiptare e duam si familja, ua kam injektuar dhe vajzave.

Brikena Prifti: Më bën përshtypje se edhe Elois këndon polifoninë? Elois të pëlqen të këndosh?

Elois: Po.

Brikena Prifti: Çfarë këngësh?

Elois: Të gjitha.

Brikena Prifti: Kush është kënga që të pëlqen nga babi?

Elois: Të gjitha.

Ermal Kore: “Bëj të flas dhe nuk flas dot”, kjo është kënga e preferuar.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article