EMRAT/ Falsifikuan dokumentet dhe tjetërsuan pronën, prokuroria e Durrësit çon në gjyq dy punonjës të ASHK në Kavajë

4 months ago 26

Prokuroria e Durrësit ka dërguar në gjyq dy punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Kavajës, me akuzën për “Falsifikim Dokumentesh” dhe “Shpërdorim Detyre”.

Sipas prokurorisë së Durrësit Seit Cikalleshi dhe Dritan Kazazi kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, mes të cilëve ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Kavajë, imxhinierin dhe juristin e institucionit, shtetasit D.K. dhe S.C. për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ si dhe përfituesit e pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.  

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.483 të filluar në datën 21.10.2021, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën Ing. D. K. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi S.C. me detyrë ish-regjistrues në ASHK, Kavajë, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Menyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Menyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të perfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi”.

Po kështu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi D.K. ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve pasi si person që ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës së fituar me AMTP, ai ka lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

Nga verifikimi i kësaj harte, ky dokument nuk plotëson asnjë kriter minimal për t’u quajtur dokument zyrtar dhe nuk tregon asnjë pozicionim të pronës. Ky dokument është një skicë e komisionit të ndarjes së tokës në vitin 1991, por që nuk ka asnjë lidhje me pasurinë në fjalë. Po kështu ASHK Kavajë nuk ka dërguar planin e rilevimit.  

Read Entire Article