Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Komisariatin e Korçës nga një vajzë 16-vjeçare, e cila ka kallëzuar dy personat që e shfrytëzonin për prostitucion.
E mitura ka treguar në prani të nënës dhe psikologes se 41-vjeçari në qershor të këtij viti e ka dhunuar seksualisht dhe në fund i ka dhënë para.
Ndërkohë që është arrestuar edhe një 26-vjeçar i cili shfrytëzonte adoeleshenten si prostitutë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 16 vjeçarja ka dekalruar se dy personat kishin vite që e shfrytëzonin.
Një gjë e tillë pranohet dhe nga familjarët e të miturës të cilët kanë deponuar në polici se vajza në të shumtën e rasteve është kërcënuar prej tyre që mos flase për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me të ndër vite
Dy të arrestuarit nga policia janë Marsel Baçi 26 vjeç dhe Selam Hyka 41-vjeç.
Njoftimi:
Dyshohet se shfrytëzonte një 16-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 26-vjeçari.
Vihet në pranga dhe një shtetas që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur, për prostitucion, arrestuan shtetasit:
S.H., 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para;
M.B., 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/Vizionplus.tv/