Altin Kuka është autori i vrasjes së dyfishtë në Roskovec. Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa autori është vetëdorëzuar.
Ndërkohë, mësohet se viktimat janë xhaxha dhe nip. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Krujan.
Lexo edhe :
Related Posts
Autori është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes, teksa i është sekuestruar edhe arma e krimit.
Ndërkohë nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një konflikt mes fëmijëve.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.
Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit../vizionplus.tv