EMRAT/ Mashtronin qytetarët duke ju marrë para, arrestohen dy persona në Lezhë, një tjetër shpallet në kërkim

3 months ago 40

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të akuzuar për mashtrim, si dhe ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tyre.

Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37-vjeç janë arrestuar, ndërsa Shefik Kurti 63-vjeç është shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se Domi dhe Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Kurtin, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.

Njoftimi:

Mashtronin shtetas të ndryshëm, nëpërmjet një aplikacioni, duke komunikuar me ta, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore, vihen në pranga 2 shtetas, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin marrë një shumë parash me anë të mashtrimit nëpërmjet një aplikacioni, kanë nisur hetimet me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Imposter”, u ndaluan shtetasit:   

Sh. D., 35 vjeç dhe S. S., 37 vjeç, të dy banues në Shijak. 

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Sh. K., 63 vjeç, banues në Itali.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Sh. D. dhe S. S., në bashkëpunim me shtetasin Sh. K., më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.  

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article