Policia ka vënë në pranga një person e shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë kultivuar bimë narkotike.
Ata dyshohet se e kultivuan bimën narkotike në banesën e të arrestuarit.
“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e banesës së shtetasit I. Ç., kishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, njofton policia.
Bëhet e ditur se në pranga është vënë Indrit Çoku, teksa në kërkim është kushëriri i tij, Arben Çoku./vizionplus.tv