EMRAT/ Plagoset i riu në Malësinë e Madhe, vihet në pranga autori

4 months ago 28

Një 29-vjeçar është plagosur gjatë një konflkti në Malësinë e Madhe.  Ngjarja është regjistruar në fshatin Vukpalaj, ku një 69-vjeçar ka goditur me kmesë bashkëfshatarin e tij.

Sipas policisë, shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Autori është identifikuar si Gjok Popaj ,ndërsa i plagosuri raportohet të jetë Ardiano Popaj.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 14.07.2024, rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article