Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku babai plagosi të birin pas një debati për motive ende të paqarta.
83-vjeçari Agim Shkullaku plagosi të birin Përparim Shkullaku, 47 vjeç.
Lexo edhe :
Related Posts
Burime bëjnë me dije se gjatë sherrit i biri ka ushtruar dhunë ndaj të atit dhe më pas ky i fundit ka marrë armën dhe e ka plagosur rëndë.
50-vjeçari është transportuar për në spitalin e Pogradecit, teksa në vendngjarje ndodhet policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.
Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.
Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
/vizionplus