EMRAT/ U kapën me “shtëpi bari”, burg për dy shqiptarët në Angli, vlera e drogës arrinte në 50 mijë paund

2 months ago 24

Dy të rinj shqiptar janë dënuar me burg, pasi u kapën duke u kujdesur për kultivimin e kanabisit.

Dy të rinjtë, të identifikuar si Anduen Spahiu, 20 vjeç dhe Reols Havalja, 26 vjeç u kapën me 10 kg kanabis, vlera e të cilës arrinte në 50 mijë paund.

Spahiu dhe Havalja, të dy pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe shitje të kanabisit. Sipas gjykatës, Havalja kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai do e transportonte drogën nga Anglia, drejt destinacionit që i ishte dhënë me një furgon, për të cilin do të merrte 1000 £. Spahiu kishte mbërritur gjithashtu ilegalisht në MB. Para togave të zeza, ai tha se me paratë që do të merrte nga kjo veprimtari kriminale, do të shlyente borxhet që kishte marrë për të shkuar në Angli.

Pasi dëgjoi palët, gjykatësi Mattheë Porter-Bryant tha: “Ky ishte një operacion shumë i madh i përdorur për të bërë shuma të konsiderueshme.”

Në përfundim të seancës, Spahiu u dënua me 11 muaj burgim dhe Havalja me 13 muaj burgim./vizionplus.tv

Read Entire Article