Emri/ 40-vjeçari gjendet pa ndjenja në Lanë, humb jetën në spital

3 months ago 50
Reklamë

Një 40-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë ditës së djeshme në ujërat e lumit Lana. 

Policia bën me dije se ai është dërguar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën. 

Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike.

Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /m.j

Read Entire Article