Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emiliano Zema që aksidentoi me motorr tre ditë më parë turistet nga Nepali,shtetasen S.Th,33-vjeçe.
Masa e sigurisë është kryer në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat, ku i riu është nën kujdesin e mjekëve,nga aksidenti.
Duke parë dinamikën e aksidentit,ku 20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ku turistja ka rezultuar se i ka prerë rrugën motorrit në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës,pa qënë në vijat e bardha dhe duke vlerësuar edhe dëmtimet e marra nga të dyja palët, prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij për vepren penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit,gjyqtarja Lumturi Zhupa,ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e shtetasit Emiliano Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.