Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Vaun e Dejës, ku një ditë më parë, 24 korrik, një person u plagos me armë zjarri.
Uniformat blu njoftojnë se kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e të shtënave, Edmir Demiraj.
Nga të dhënat e para, policia njofton se shkak është bërë një konflikt për një borxh të pashlyer mes dy të përfshirëve.
“Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit J. M., gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer”, njofton policia./vizionplus.tv