EMRI/ Atentati në Shkodër, qëllohet ndaj makinës së boksierit të njohur

1 week ago 24
Reklamë

Automjeti i boksierit të Vllaznisë, Sokol Kajoshi, ishte objektivi i të shtënave me armë zjarri që u regjistruan disa momente më parë në lagjen Rus, Shkodër.

Bëhet fjalë për një automjet “Land Rover” të bardhë, të cilin mund ta dalloni edhe në pamjet e siguruara nga Vizion Plus.

Persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar drejt automjetit luksoz, por nuk raportohet për të lënduar.

Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për gjurmimin e autorëve

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Read Entire Article