EMRI-FOTO/ “Anëtar i lartë i krimit të organizuar”, dënohet me 8 vite burg “bosi” shqiptar i drogës

8 months ago 9

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 8 vite burg nga gjykata britanike me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Ilir Kasa 52-vjeç nga Shqipëria, u pikas gjatë vitit 2022 duke vizituar dy ferma kanabisi në Glasgow dhe Harthill.

52-vjeçari shqiptar ishte pikasur nga efektivët ndërsa vizitonte dy femra kanabisi, njëra prej të cilave më herët kishte qenë ish-bankë.

Gjatë bastisjes në njërën prej fermave policia gjeti një sasi masive me më shumë se 350 bimë kanabisi dhe sisteme moderne për mbjellje, rritje dhe ujitje.

Një strukturë e ngjashme në stilin e fabrikës u gjet në vendndodhjen e dytë në West Main Street, Harthill, që përmbante 150 bimë të tjera. Prodhimi i bimëve u vlerësua në 300,000 paund nga ekspertët e NCA.

52-vjeçari shqiptar u largua nga Britania e Madhe pas bastisjeve të përbashkëta, por më vonë u kthye në Skoci disa muaj më vonë.

Ai u zbulua se jetonte në një adresë në Stepps në kohën e arrestimit të tij në korrik 2022 dhe u akuzua për dy akuza për prodhimin e drogës e cilësuar në Britani si e Klasës B. Këtë javë, pas një gjyqi në Gjykatën e Lartë Stirling, të hënën më 19 shkurt ai u shpall fajtor dhe u burgos për tetë vjet.

Shefi i Operacioneve të Degës së NCA, Michael Miller tha: “Kasa ishte një anëtar i lartë i një grupi të krimit të organizuar përgjegjës për drejtimin e fermave të kanabisit në të gjithë Brezin Qendror të Skocisë.

“Biznesi i tijfitimprurës. Fabrikat që rikuperuam do të kishin gjeneruar qindra mijëra paund fitime për grupin e tij kriminal, i cili pa dyshim do të ishte riinvestuar në kriminalitet të mëtejshëm.

Read Entire Article