EMRI/ I akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari

3 months ago 30

Është esktraduar ditën e sotme nga Gjermania një 29-vjeçar i akuzuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se 29-vjeçari Adrian Pikli është ish-punonjës i RENEA-s i cili dyshohet i përfshirë në trafikun e armeve.

Emri i tij ishte në mesin e 50 urdhër arresteve të operacionit “Revanshi”.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Gjermania, një shtetas i akuzuar nga GjKKO, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për posedim të armëve të zjarrit.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve në Gjermani, u ekstradua shtetasi Adrian Pikli, 29 vjeç.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article