Policia gjermane ka arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare 25-vjeçarin Erland Krasniqi.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Durrësit pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Kujtojmë që në 15 maj të këtij viti në Durres tek “Rrethrrotullimi i Plepave” , Erland Krasniqi, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari, duke e plagosur atë.
Njoftimi:
Me datë 26.08.2024, Interpol Wiesbaden/Gjermani, informon se shtetasi Erland Krasniqi, i biri e Astrit dhe Florina lindur më 13.08.1999, në Kavajë, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Erland Krasniqi, i biri e Astrit dhe Florina lindur më 13.08.1999, në Kavajë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin Nr.330 Datë: 25.05.2024, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake parashikuar nga neni 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.