Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Shpëtim Memolla, banues në Peqin është dënuar me 8 vite e 8 muaj burg, pasi autoritetet italiane e akuzojnë për trafikim lëndësh narkotike dhe prostitucion.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka denuar këte shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg per veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”, thuhet në njoftim.
Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë./vizionplus.tv