Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim. Ersild Ishmi u shpall në kërkim pasi akuzohet për plagosjen e 33-vjeçarit A.F në një lokal në fshatin Pulaj.
Ishmi dyshohet se më datë 28.06.2024, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç
Njoftimi:
Kanosi me armë zjarri pistoletë, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, në një lokal në fshatin Pulaj, kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve, u kap shtetasi në kërkim E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.06.2024, në një lokal në fshatin Pulaj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F., 33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ky i fundit ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. H., 20 vjeç, kamerier i lokalit (i afërm i shtetasit E. I.).
Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar nga shërbimet e Policisë, pas konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.