Policia e Maliqit ka arrestuar një pronar lokali në fshatin Vlocisht të bashkisë Maliq me akuzën “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”.
Arrestimi i shtetasit Aurel Zere është kryer mëngjesin e sotëm, ku brenda lokalit të tij janë konstatuar ambiente të përshtatura për konsumim lënde narkotike
Të njëjtat burime shprehen se brenda ambienteve të këtij lokali është gjendur një sasi e dyshuar kokainë ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme. /vizionplus.tv