Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani. I riu shqiptar është identifikuar si Marin Hysa.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Hysa është arrestuar në një “shtëpi bari”. Ai kishte shkuar në Angli ilegalisht, duke kaluar kufirin me kamion.
Siç shkruajnë mediat e huaja, plantacioni i kanabisit u zbuluar kur policia kontrolloi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley, operacion që mesa duket është zhvilluar më 18 korrik.
Shqiptari u arrestua brenda shtëpisë së barit, pasi policia zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike, siç ishte pajisja me drita speciale dhe pajisje hidroponike. /vizionplus.tv