EMRI+PAMJE/ Momenti kur i riu nga Durrësi vjedh me forcë dy varëse, arrestohet nga policia

1 month ago 37
Reklamë

Ky është momenti ku një 32-vjeçar grabit me forcë varëset e dy shtetaseve në Durrës.

Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga 32-vjeçarin, i cili iu ka marrë varëset me forcë nga qafa dy personave.

Ai është identifikuar si Gezim  Myzeqari (Jakupi).

“Falë reagimit në kohë,  veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit  G. M (J), 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari akuzohet për veprën penale  “Vjedhja”./vizionplus.tv

Read Entire Article