Arben Zagolli është 48-vjeçari që lëvizte i armatosur teksa kishte si destinacion Lezhën. Uniformat blu e pikasën dhe arrestuan, ndërsa i gjetën me vete gjetën armën e zjarrit pistoletë, dy mina me telekomandë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan.
Policia njofton se arrestimi i tij parandaloi dhe një ngjarje të rëndë kriminale, ndërsa ende nuk ka informacion se kush ishte objektivi i të arrestuarit.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai u vu në pranga te “Kryqëzimi i Shënkollit”, teksa lëvizte me taksi drejt Lezhës, duke mos finalizuar qëllimin e tij.
Nga ana tjetër, grupi hetimor po punon për të zbuluar objektivin e 48-vjeçarit dhe të tjerë persona që mund të jenë të përfshirë në këtë plan kriminal.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili thekson se të tilla ngjarje të vjetra kriminale janë rrezik potencial për ngjarje të reja.
“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale. Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, shkruan ai./vizionplus.tv