EMRI/ Sapo kishte dalë nga burgu, 35-vjeçari kapet sërish duke vjedhur

3 hours ago 15

Brenda pak ditësh policia e Korçës ka arrestuar 3 persona, njëri prej të cilëve për vjedhje me dhunë në dy subjekte private

35-vjeçari Rudolf Laloti kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu për të njëjtën vepër penale, të cilën e përsërit edhe njëherë tjetër duke kryer dy vjedhje me dhunë në qytetin e Korçës

Nisur nga kjo, burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë me dije se agjentët e policisë kriminale kanë në vëzhgim të gjithë personat e liruar nga burgu i Drenovës dhe njihen si kontingjentë për veprën penale të vjedhjes

Dy të tjerët janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nën akuzën e vjedhjes së disa motorëve, në qytetin e Korçës dhe jo vetëm, të cilët ishin kthyer në shqetësim për policinë pasi të dy kishin ardhur nga kryeqyteti, njëri prej të cilëve në kërkim nga policia e kryeqytetit për të njëjtën vepër penale

Ata ishin kthyer në shqetësim për policinë pasi as njëri e as tjetri nuk njiheshin nga agjentët e policisë kriminale. /vizionplus.tv

Read Entire Article