“Ëndërr e bërë realitet”, mbrojtësi i lumtur pasi Silvinjo bëri publike listën

3 months ago 40
Reklamë

“Ëndërr që u bë realitet”, ky ka qenë reagimi i qendërmbrojtësit të Sasuolos, Marash Kumbulla, pasi ka mësuar se ëhstë grumbulluar nga trajneri Sivilnjo ëpër të qenë pjesë e kuqezinjve në Euro 2024.

Edhe pse ky ishte një sezon shumë i vështirë për Kumbullën pasi u kthye nga një dëmtim i rëndë, dhe në gjysëm të sezonit u desh të huazohej te Sasuolo, sërish ai ka bindur Silvinjon që t’i dërgojë një ftesë për të qenë pjesë e listës së futbollistëve që do të shkojnë ën Gjermani.

“Krenaria që ndiej tani është e vështirë të shpjegohet. Të luaj në këtë kompeticion duke përfaqësuar vendin tim është një ëndërr dhe më në fund do ta bëj realitet! Do të jetë një turne shumë i vështirë, por jam i sigurt se si skuadër do të japim gjithmonë maksimumin për t’i bërë njerëzit tanë të gëzohen dhe t’ju bëjnë krenarë! Forca Shqipëri!”, – shkruajti ai.

Read Entire Article