Tirana zyrtarizoi këtë të martë emërimin në krye të stolit të Erbim Fagut, trajnerin e tretë brenda këtij sezoni.
36-vjeçari mori drejtimin e bardhebluve pas largimit nga detyra të julian ahmatajt, i cili u shkarkua nga presidenti Refik Halili pas humbjes së fundit në derbi.
Erbim Fagu vitet e fundit ka trajnuar ekipe moshash dhe të rriturish në kategoritë inferiore të holandës, por në sezonin 2021-2022 ka qenë asistent tek Tirana. Si futbollist, Fagu ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta para se të dëmtohej.
Ai ka qenë pjesë e elbasanit, besës, skënderbeut dhe mbi të gjitha tiranës. Ndaj bëhet fjalë për një rikthim tek bardheblutë.
Tirana është në vendin e katërt në kampionat dhe rrezikon vendin që e mban në play offin e titullit. /vizionplus.tv