“Euro 2024”, Begaj uron Kombëtaren e Futbollit: Të gjithë shqiptarët janë me ju!

3 months ago 9
Reklamë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka uruar suksese Kombëtaren Shqiptare të Futbollit në “Euro 2024”.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, presidenti Begaj shkruan se të gjithë shqiptarët janë me djemtë e Kombëtares.

“Në nisjen e Kampionatit Europian të Futbollit, le t’i urojmë të gjithë së bashku ekipit tonë kombëtar: Suksese!

Të gjithë shqiptarët janë me ju!”, shkruan ai.

“Euro 2024” ngre siparin me ndeshjen Gjermani- Skoci.

Ndërkohë, ditën e nesërme, 15 qershor, djemtë e Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të përballen me Italinë.

/a.r

Read Entire Article