‘Euro 2024’, Braçe denoncon skemën e transmetimit: Bashkitë janë ndaluar të shfaqin ndeshjet në sheshe, iu kërkohet para…

3 months ago 18
Reklamë

Deputeti Erion Braçe ka denoncuar skemat e transmetimit të Kampionatit Europian të Futbollit.

Përmes rrjeteve sociale, Braçe shkruan se bashkitë janë ndaluar të transmetojnë në sheshe ndeshjet e futbollit pasi të drejtat zotërohen nga Klan TV.

“Kam lexuar nje leter bashkive te vendit, ku ju behet me dije se nuk mund te vendosin ekrane ne sheshet e tyre per njerezit qe duhet te shohin ndeshjet, pa paguar tek zoteruesi i te drejtave televizive dhe PAGESA ESHTE SHUME SHUME HERE ME SHUME SE VLERA E NJE ABONIMI!

Nuk ka as tarifa letra, por nje emer e nje numer telefoni ku duhet te flasesh e paguash; dhe kjo ju behet me dije shume vone, kur dihet se institucionet kane procedura qe nuk kalohen me “ti paguajne bizneset qe shesin qofte e birra”!”, thekson Braçe.

/a.r

Read Entire Article