Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Giani De Biasi ka dhënë një intervistë për “Republica” në vigjilje të sfidës mes Shqiëprisë dhe Italisë.
Tekniku italian ka vlerësuar maksimalisht kombëtaren shqiptare, duke thënë se ëhstë edhe më e fortë se ajo e drejtuar prej tij në vitin 2016-të, e cila shkoi për herë të parë në një kampionat europian.
“Shqipëria më ndryshoi jetën.
“Shqipëria nuk kishte shumë lojtarë të talentuar, por lojtarë me dëshirë të madhe për të përfaqësuar kombin e vet. U rritëm duke u bazuar mbi personalitetin, organizimin dhe vetëbesimin”.
Euro 2016- ”Në fazën eliminatore mendoj se ndeshja kyçe ishte ajo kundër Portugalisë, lojtarët ndiheshin si heronj pasi e mundën. Më pas morëm edhe dy barazime kundër Danimarkës. Në Europian dolëm me tri pikë nga grupi ku ishim së bashku me ekipe si Franca, Zvicra dhe Rumania”, thekson trajneri.
Italia- “Ndeshjet e para janë gjithmonë delikate. Italia ka gjithçka për të humbur ndërsa rivalët do të jenë të motivuar. Për Shqipërinë është diçka e madhe fakti se merr pjesë në Europian, por mendoj se ‘shqiponjat’ do të jenë një problem edhe për Kroacinë dhe Spanjën”, tha ai.