Euro 2024 | Eriksen zhbllokon sfidën, Danimarka në avantazh ndaj Sllovenisë (Ndeshja minutë pas minute)

3 months ago 19
Reklamë

Në Grupin C, luhet sfida mes Sllovenisë dhe Danimarkës, për Euro 2024. Dy kombëtaret do të kërkojnë ta nisin rrugëtimin e tyre në këtë turne me fitore, për shkak se e njohin mirë njëra-tjetrën.

Pritet një sfidë e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët. Në përballjet mes tyre, statistikat flasin për danezët, që në gjashtë ndeshje kanë fituar pesë herë dhe vetëm një takim është mbyllur në barazim.

Të gjitha ndeshjet e Euro 2024, transmetohen ekskluzivisht në Tv Klan.


LIVE SLLOVENI–DANIMARKË 0-1

Eriksen 17′


Ndeshja minutë pas minute:

17’- Gooool Danimarka 1-0! Eriksen nuk fal në zonë, teksa pas një pasimi të marrë nga Wind, gjuan bukur dhe e ndal topin në rrjetë, për të zhbllokuar sfidën.

16’- Ndërhyrje e ashpër ndaj Wind në mesfushë, arbitri fal mbrojtësin e Sllovenisë, Bijol.

12’- Wind merr një top të bukur në zonë, pas një vertikalizimi, por mbyll bukur mbrojtja sllovene.

7’- Wind shpërdoron një mundësi të artë shënimi, ndërsa gabon i vetëm në zonë. Arbitri më pas akordon pozicion jashtë loje.

5’- Provon të dalë përpara Sllovenia me Sporar që hedh një top në zonë, por largon Christensen.

2’- Danezët më kërkues në këtë fillim të takimit, duke u hedhur në sulm për të gjetur sa më shpejt golin.

Starton takimi!

Formacionet zyrtare:

Slloveni: Oblak, Karnicnik, Drkusic, Bijol, Janza, Stojanovic, Cerin, Elsnik, Mlkar, Sporar, Sesko.

Danimarka: Schmeichel, Kristiansen, Vertergaard, Andersen, Christensen, Bah, Hojbjerg, Hjulmand, Eriksen, Hojlund, Wind.

/a.r

Read Entire Article