EURO 2024/ Përballja me Italinë? Silvinjo: E kam në kokë formacionin, do të japim më të mirën në fushë

3 months ago 6
Reklamë

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka deklaruar në konferencën e përditshme për mediat se ai e ka në kokë formacionin që do të zbresë në fushë ditën e nesërme përballë Italisë, megjithatë mund të ketë ndonjë ndryshim pas stërvitjes së sotme.

Sivlinjo vlerësoi në maksimum kombëtaren Italiane, por theksoi se Shqipëria nuk zbret me frikë në fushë, dhe do të japë gjithçka në këtë ndeshje.

Pyetje: Si do të luani me Italinë?

Silvinjo: Unë jam shumë i gëzuar që jam këtu. Kemi patur një garë të vështirë gjatë kualifikimeve. Është një nder i madh të jem me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq që kapiteni u largua, pasi ai nuk ka luajtur në vitin 2016-të, dhe është fantastike që ai tani të jetë këtu dhe të jetë si kapiten. Ne jemi në një grup shumë të vështirë. Ne jemi shumë të vetëdijshmë për këtë kompeticion, por do të shkojmë për të larguar dhe për të luftuar për çdo pikë. Përveç kësaj e dimë që nuk o të jetë e lehtë me Italinë, por pas seanca stërvitore do të vendosim për emra të tjerë. Por pak a shumë formacioni është i gatshëm.

Pyetje: Në stadium do të ketë shumë shqiptarë, do të jetë një përgjegjësi e amdhe?

Silvinjo: Kemi aq shumë shqiptarë gjithëandej nëpër botë. E dimë që ka shumë shqiptarë gjithëandej. Është një përgjigjësi shumë e madhe për ne që të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm. Do të jetë aq mirë në një stadium të mbushur, i cili pritet të jetë i mbushur me ngjyrë të kuqe.

Pyetje: Gjatë ditëve të fundit keni thënë se jeni të kënaqur që trajneri i Italisë nuk është Mançini duke marrë parasysh miqësinë, por dua të di nëse jeni të lumtur nëse keni menduar nëse Mançini do e bënte Italinë më të fortë se Spaleti?

Silvinjo: Nuk kam folur me Roberton 6 muajt e fundit. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme duke fituar europianin 2020. Por ka një diferencë të madhe mes Italisë së atëherëshme dhe kësaj të tanishme. Por Italia është një skuadër e nivelit të lartë, kanë shkathtësi, kanë gjithçka. Edhe Mançini edhe Spaleti kanë bërë një punë shumë të madhe. Italia është top skuadër, do të shkojë për të fituar kompeticionin, por ne do të dalim për të dhënë më të mirën.

Read Entire Article