Euro 2024| Pesë gjërat që mësuam pas raundit të dytë të ndeshjeve në grup

2 months ago 34
Reklamë

Pas raundit të dytë të ndeshjeve në Euro 2024, janë 5 gjëra që kanë rënë në sy të specialistëve të futbollit dhe të tifozëve.

Spanja “elektrike” me një stil të ri.

Spanja ka qenë skuadra më mbresëlënëse deri më tani në turne dhe e ka bërë këtë duke braktisur tika-takan e famshme me qinrda pasime. Në të kaluarën Spanja fitoi tre turne të rëndësishëm (Euro 2008 dhe 2012 si dhe Kupën e Botës 2010) me një zotërim topi, i cili i ushtronte shumë presion skuadrave kundërshtare.

Epoka e artë e La Roja pa që skuadrat spanjolle të “mbysnin” ekipet kundërshtare me zotërimin e pandërprerë të topit në rrugën drejt fitoreve të njëpasnjëshme të turneve midis 2008 dhe 2012, por kjo verë ka qenë një riformatim emocionues.

Pasi fitoi lehtësisht me Kroacinë në ndeshjen hapëse, skuadra e Luis de la Fuente mundi Italinë me një dominim të dukshëm. Tiki-Taka është harruar në favor të tranzicioneve me anë të anësorëve Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Yamal ishte kryefjala e fitores 3-0 ndaj Kroacisë, teksa 16-vjeçari u cilësua si një nga pespektivat më emocionuese të futbollit botëror. Në ndeshjen ndaj Italsië ishte radha e Williams të shkëlqente.

Anësori i Athletic Bilbaos ishte në maksimumin e tij për t’i dhënë Giovanni Di Lorenzo nje ndehsjte për tu harruar. Në atë ndeshje Willimas realizoi 4 driblime katër driblime, goditi shtyllën dhe bëri krosimin që më pas Calafiori e dërgoi në portën e tij.

Lojtarët më të mirë nuk barazohen gjithmonë me ekipin më të mirë

Pjesët e enigmës nuk po shtohen për Gareth Southgate. Pas fitores 1-0 ndaj Serbisë, opinionet u ndanë mes “fillimit të fortë” të turnet dhe në ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës në “të pafuqishëm”. Anglia mund të nisi mirë ndeshjen po më pas krijohet një zbrazëti idesh dhe performacë e ulët.

Mungesa e një lojtari që përdor këmbën e majtë, në krahun e majtë është e dukshme. Dëshira e Phil Foden për tu kthyer, i mohon Anglisë gjerësinë e lojës në njërën anë të fushës. Eksperimenti Trent Alexander-Arnold nuk ka funksionuar siç shpresohej. Me aktivizimin e tij si mesfushor mungon bollëkur I pasimeve që lojtari zakonisht ofron.

Deri më tani, trajneri Southgate ka zgjedhur lojtarët e tij më të mirë në një përpjekje (të dështuar) për të bërë një ekip të madh. Tani, pas dy paraqitjeve që kanë lënë dyshime për sugjerimet që Anglia është favorite për turneun, ai duhet të gjejë lojtarët më të përshtatshëm për të përmirësuar ekipin e tij.

Për fat të mire Southgate i ka opsione.t Adam Wharton ose Kobbie Mainoo mund të ofronin ekuilibër më të madh në mesfushë, ndërsa Anthony Gordon do të ofronte gjerësi në manovrat e skuadrës Ndërkohë, Cole Palmer – i cili nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani – mund të injektojë qetësinë ën mbajtjen e topit dhe kreativitetin e nevojshëm.

Austria deri më tani i përshtatet etiketimit të “Kalit të Errët” të këtij europiani.

Çdo turne ka ekipe të etiketuara si “kali i errët”, për efektin surprizë dhe befasinë që krijonë

Austria ka justifikuar parashikimet para turneut deri më tani. Pasi e ishte një kundërshtar që I hapi jo pa problem Francë favoritë për të fituar trofeun, skuadra e Ralf Rangnick u kthye në stil për të mposhtur Poloninë 3-1.

Rangnick fitoi shumë sfida gjatë një periudhe dtë vështirë si trajner i përkohshëm te Manchester United, por trajneri veteran po shkëlqen këtë verë. “Kumbari i gegenpressing” i ka “karrikuar” lojtarët e Austrisë duke luajtur një futboll fizik dhe duke ushtruar një presion mbytës për kundërshtarët.

Ekipet përfaqësuese nuk operojnë shpesh me një intensitet të tillë, duke pasur parasysh mungesën e kohës për të ndërtuar kohezionin e duhur, në krahasim me futbollin e klubeve. Por mesa duket Austria e ka gjetur mënyrën e duhur.

Futbolli i tyre plot me aksone, pressing, ka qenë kënaqësi për t’u parë deri më tani dhe i lë ata në një pozicion të fortë për t’u kualifikuar në njëë grup i vështirë. Holanda është paralajmëruar përpara ndeshjes së të martës.

Vlera e Giorgi Mamardashvili po rritet çdo ditë.

Gjeorgjia ka qenë një surprizë e bukur në debutimin e tyre në një kampionat europian. Por mungesa e përvojës ka thirrur në veprime të vazhdueshme portierin Giorgi Mamardashvili.

Për fat të mirë për Gjeorgjinë, Mamardashvili ka zhvilluar deri me tani një turne për tu mbajtur mend gjatë. Asnjë portier nuk ka bërë më shumë pritje se 23-vjeçari në këtë europian. Performanca e tij kundër Republikës Çeke i dha Gjeorgjisë pikën e parë të turneut pas barazimit 1-1.

23-vjeçari bëri 11 pritje marramendëse, më së shumti që një portier ka bërë në një ndeshje të Kampionatit Evropian që nga viti 2004, dhe arriti shifrën e parandalimit të golave ​​prej 3.19.

Newcastle interesohet për Mamardashvilin, aksionet e të cilit janë në rritje këtë verë. Valencia mund të presë që telefoni të bjerë rregullisht në afatin kalimtar për një ndër portierët më të mirë të këtij turneu.

Pepe një titan i përjetshëm për Portugalineë, mosha është thjesht një numër.

Lojtari më i vjetër i turnet, kampionati i tij i pestë, tregon se mund të jetë i “përjetshëm”.

Pepe sigurisht që po e dëshmon këtë pikë gjatë Kampionatit të tij të pestë Evropian për Portugalinë me qendërmbrojtësin – tani lojtari më i vjetër në historinë e turneut – duke u dëshmuar të jetë i përjetshëm.

41-vjeçari po udhëheq me shembull. Talentët emocionues të Antonio Silva dhe Goncalo Inacio po detyrohen të presin radhën e tyre ndërsa Pepe komandon në qendër të mbrojtjes për skuadrën e Roberto Martinez.

Kundër Turqisë, ai mori një ovacion nga të dy grupet e tifozëve pas një masterklasi në mbrojtje. Ai bëri shtatë pastrime dhe katër rikuperime, përfundoi 97% të pasimeve të tij dhe fitoi duartrokitje ngazëllyese për një sfidë të fortë ndaj Orkun Kökçü.

/a.r

Read Entire Article