EURO 2024 | Pjesë e parë spektakolare, por në Holandë-Francë mungojnë golat

2 months ago 26
Reklamë

Holanda dhe Franca, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D, në Euro 2024.

Dy kombëtaret shihen si favorite për të fituar trofeun dhe për këtë arsye, pritet të jetë  një ndeshje spektakolare.

Spektakli është i garantuar, për shkak të lojës sulmuese që dy kombëtaret bëjnë. Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët e këtij takimi.


LIVE HOLANDË–FRANCË 0-0


Ndeshja minutë pas minute:

45′- Akordohet 1 minutë shtesë.

43’– Krosimi i Rabiot nga e majta, gjen të vetëm Griezmann në zonë. Gjuajtja me kokë e sulmuesit ndalet pa shumë probleme nga portieri.

41’- De Vrij devijon në goditje këndi, një gjuajtje të Griezmann nga goditja e dënimit.

40’– Van Dijk, shkakton një goditje dënimi në afërsi të zonës. Mbrojtësi gabon me ndërhyrjen ndaj Dembele.

38’- Reijnders humb një top të rrezikshëm në mesfushë dhe i jep mundësinë e kundërsulmit sulmuesit Thuram. De Vrij, shkakton faull, për ta ndalur aksionin.

35’- Vertikalizim i bukur për Gakpo, por sulmuesi nuk e ndal si duhet topin.

31’- Karton i parë i verdhë. Scouten ndëshkohet, për një mbajtje të Griezmann në mesfushë.

29’- Thuram shpërdoron një rast të mirë, duke gjuajtur jashtë.

28’- Reijnders gjuan nga një distancë e largët me topin që gjen një devijim dhe bëhet i lehtë për tu kontrolluar nga Maignan.

26’- Aksion i shpejtë i Holandës, me Frimpong që futet bukur dhe pason për Gakpo. Ky i fundit tenton një pasim te Depay, por gabon gjithçka.

17’– Pritje spektakolare e Maignan, që i mohon supergolin nga jashtë zone sulmuesit Gakpo.

15’- Tjetër rrezik nga Griezmann, që gjuan me të majtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

14’- Franca i afrohet golit të avantazhit. Rabiot tregohet më shumë altruist se duhet, duke pasur te Griezmann i vetëm me portierin dhe humb një rast të artë.

8’- Pretendim për penallti te Holanda. Depay mbahet në zonë nga Saliba dhe kërkon 11-metërsh. Arbitri e konsideron gjithçka të rregullt.

4’- Start i vrullshëm. Griezmann lëshon një predhë nga jashtë zone, grushton Verbruggen.

1’- Mundësi e mirë shënimi për Holandën që në start. Frimpong shpërthen nga e djathta, por ndalet në momentin e fundit nga Maingan, me portierin që e dërgon topin në goditje këndi.

Starton ndeshja!


FORMACIONET ZYRTARE:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Reijnders, Simons, Scouten, Gakpo, Frimpong, Depay.

Franca: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Rabiot, Kante, Tchouameni, Griezmann, Dembele, Thuram.

Read Entire Article