Euro 2024/Portugali-Slloveni 0-0, mbyllet koha e rregullt. Sfida shkon në shtesa

2 months ago 22
Reklamë

Koha e rregullt në ndeshjen Portugali-Slloveni nuk ka nxjerrë asnjë fitues, pasi është mbyllur në barazim 0-0, ndërsa tashmë do të luhen edhe 30 minuta për të përcaktuar fituesin.

Portugezët, me në krye Ronaldon, i cili qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, nuk mundën të realizojnë edhe pse rastet ishin të shumta për shënim.

Në anën tjetër, Sllovenia u kthye në një mur të pakalueshëm dhe tentoi që të rrezikonte vetëm me anë të kundërsulmit, në një prej të cilëve Sesko u shfaq i vetëm me portierin portugez, por nuk mundi të realizonte.

Fituesi i kësaj sfide do të ndeshet në çerekfinale të Kampionatit Europian me Francën, e cila fitoi 1-0 ndaj Belgjikës.

Read Entire Article