Shqipëria është mundur 2-1 nga Italia në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Edhe pse kaluam të parët në avantazh q në sekondën e 24-ërt me anë të Bajramit, u treguam të pafuqishëm për të ruajtur rezultatin.
Një gabim i Di Markos u shfrytëzua më së miri nga Nedim Barjami, i cili goditi fort me të djathtën duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Donaruma.
1-0 për Shqipërinë dhe stadiumi shpërthen në festë. Por vetëm kaq, pasi pas 10 minutash Bastoni do të shënonte me kokë duke barazuar shifrat dhe 5 minuta më pas Barella do të përmbyste rezultatin.
Me shifrat 2-1, me Italinë në sulm dhe Shqipërinë në mbrojtje u mbyll fraksioni i parë i lojës.
Ndërkohë që edhe pjesa e dytë ka qenë e njëjtë, Italia sulmon dhe Shqipëria mbrohet.
Kuqezinjtë tentojnë të japin shkëndija me Brojën dhe Barjamin, por më kot. Me futjen e Arbër Hoxhës në lojë dhe Rei Manajt, Shqipëria rriti forcën sulmuese, dhe krijoi një mundësi të artë në fund, por Manaj nuk mundi dot të realizojë, pasi topi u devijua nga Donaruma.
Ndërsa në të 95-ën Mario Mitaj tentoi nga jashtë zone, por sërish topi përfundoi jashtë porte.
Pas ndeshjes së sotme, Shqipëria renditet e treta në grupin B, pasi ka një golavarazh më të mirë se Kroacia, e cila u mposht 3-1 nga Spanja.
Kuqezinjtë do të kthehen në fushë ditën e mërkurë për tu ndeshur me Kroacinë, ndeshje e cila do të luhet në orën 15:00.