“Euro 2024”, Silvinjo: Po përgatitemi, skuadra ka motivimin e duhur

3 months ago 26
Reklamë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo doli sot në konferencë për shtyp për të folur më shumë rreth miqësores që do luhet të hënën ndaj Liechtenstein.

Gjatë fjalës së tij, Silvinjo tha se Kombetarja po përgatitet dhe se skuadra ka motivimin e duhur. Duhet të përgatisim futbollistët tanë për të dhënë kontributin e tyre për skuadrën, tha trajneri.

Silvinjo: Këtu është një atmosferë shumë e mirë. Donim ta nisnim në Tiranë për të ndjerë atmosferën e mirë. Ne kemi rreth 3-4 ditë që kemi nisur këtë fazë përgatitore, kemi Seferin, Abrashin dhe kapitenin Gjimshiti i cili ka një ndeshje dhe më pas do të bashkohet me kombëtaren. Po përgatitemi dhe kam parë te skuadra motivimin e duhur, karakimin e duhur dhe padyshim më pëlqen motivimi i ka skuadra…. Duhet të përgatisim futbollistët tanë për të dhënë kontributin e tyre për skuadrën. Po shkojmë në një kompeticion shumë të rëndësishëm. 10 minuta, 15 minuta, 30, 45… bëjnë shumë ndryshim…kjo është skuadra./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article