EURO 2024/ Spaleti për ndeshjen me Shqipërinë: Është delikate, e presim me shumë emocion

3 months ago 9
Reklamë

Vetëm 24 orë na ndajnë nga ndeshja e shumëpritur ajo mes Shqipërisë dhe Italisë. Sfidë e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Kuqezinjtë që luajnë për herë të dytë në një kampionat europian, dhe Italia që zbret në fushë si kampione në fuqi.

Një sfidë mjaft delikate, kuqezinjtë në superformë dhe Italia që vjen me disa mungesa dhe nuk ka më atë kualitet që kishte 4 vite më parë.

Në konferencën për mediat trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, tha se e pret em mjaft emocion këtë sfidë, ndërsa e konsideroi tepër delikate.

“Sigurisht që ka gjithmonë emocione kur luhen ndeshje të këtij niveli, por nuk janë emocione toksike. Janë emocione pozitive dhe të bukura të cilat për më tepër e bëjnë këtë stadium (Signal Iduna Park) të duket i mrekullueshëm”, tha fillimisht Spalletti.

Sa i përket Nikola Barelës i cili ishte në dyshim në ndehsje me Shqiëprinë, Spaleti theksoi se ëhstë rikuperuar totalisht.

“Ai është rikuperuar, por do të shohim nëse ia del të mbyllë të gjithë stërvitjen dhe më pas të kuptojmë nëse do të jetë në fushë nga minuta e parë. Pres që në fushë ndaj Shqipërisë të shohë ndeshje më të mira se ato dy të fundit. Punojmë çdo ditë së bashku dhe shpresoj që të vendosim në praktikë të gjithë ato që kemi punuar në stërvitje. Unë mendoj se në këtë moment, të gjithë ne jemi gjigantë, jemi heronj. Kemi pak kohë në stërvitje, por djemtë kanë treguar seriozitet dhe kështu bëhet më e lehtë”, u shpreh SPaleti.

Në fund ishte një koment për mbrojtësin Riçardo Calafiori, në të cilin Italia beson shumë pas sezonit të mirë me Bolognan.

“Ka treguar se mund t’i besojmë, ka kualitetet e një futbollisti ndërkombëtar. Është nga ata mbrojtës që kërkon të shkojë të shënojë me topin në këmbë”, përfundoi Spaleti.

Read Entire Article