Euro 2024, te gjithë sytë te yjet e Shqipërisë! Broja më i ndjekuri

3 months ago 8
Reklamë

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Sot në orën 21:00 kuqezinjtë do të përballen me Italinë, një skuadë me emra shumë të fortë. Po sot, në orën 18:00 do të përballen edhe dy skuadrat e tjera që janë në grupin tonë, Spanja me Kroacinë.

Sot në Dortmund, pritet një atmosferë fantastike, pritet një “lum” i vërtetë kuqezi, por në shkallët e “Iduna Parak” nuk do të ketë vetëm tifozët, por dhe agjentë e menaxherë të ndryshëm nga e gjithë bota. Djemtë e Sylvinho-s, pjesa e tyre më e madhe, do të jetë të vëzhguarit special, në një kohë kur të shumtë janë lojtarët kuqezi që pritet të ndryshojë destinacion gjatë verës.

Lexo edhe :

Related Posts

Një prej tyre është pa diskutim Armando Broja, një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Sky Sport bën me dije se përfaqësues të Milan do të jetë të pranishëm në stadium, për të ndjekur nga pranë një nga objektivat e “djallit” këtë verë. Broja mbetet plani B i Milan nëse dështon pista Zirkzze, por sipas Sky Sport nuk përjashton opsioni që Ibra dhe pjesa tjetër e stafit të kryejnë edhe dy blerje për fazën ofensive, për këtë arsye do të jenë të pranishëm në “Iduna Parak” për të parë live potencialin e “bomberit” kuqezi./vizionplus.tv

Read Entire Article